Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burime të Sinjalit brenda Spitalit Regjional në Prizren bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në rrugën “Albrim Fanaj”, rreth orës 18:30, gruaja rreth 26- vjeçare, është gjetur e plagosur me mjet të mprehtë (thikë) në banesën e saj.

Alarmi është dhënë pasi bashkëshorti i saj, i cili ndodhet jashtë vendit, ka telefonuar një familjar dhe i ka thënë se gruaja e tij kishte tentuar vetëvrasje, thanë burimet e Sinjalit.

Familjari ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur të lënduar dhe ka thirrur urgjencën dhe Policinë” thonë burimet për Gazetën Sinjali.

E lënduar, gruaja është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët kanë konfirmuar se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, njësia e krimteknikës dhe është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar me prioritet.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri rreth kësaj ngjarjeje.

Related Posts