Skuadra e Benficas mbrëmë shënoi fitore spektakolare 4:2 ndaj Real Madridit, për të siguruar play-offin në UEFA Champions League.

Portieri ukrainas, Anatoliy Trubin shënoi gol me kokë në minutat e fundit.

“Ka qenë pak e vështirë. Vendi im, Ukraina është në luftë. Unë jam gjithmonë në kontakt me familjen time. E di se si është situata atje. Pa rrymë, pa ujë. Kështu që ndonjëherë është vërtetë e vështirë. Por, më duhet të vazhdoj, të punoj, të punoj – fortë…!, u shpreh portieri pas ndeshjes

Me fitoren e mbrëmshme, Benfica siguroi play-offin në Ligën e Kampionëve.

Related Posts