Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se tashmë e kanë kontrollin totale mbi hapësirën ajrore të Iranit.

Trump u shpreh se Irani kishte pajisje të mira për ndjekjen e objektivave ajrore dhe pajisje të tjera mbrojtëse, por  sipas tij, “ato nuk krahasohen me ‘gjërat’ e krijuara, konceptuara dhe prodhuara nga amerikanët”.

“Tani e kemi kontrollin e plotë dhe total mbi hapësirën ajrore të Iranit. Irani kishte pajisje të mira për ndjekjen e objekteve ajrore dhe pajisje të tjera mbrojtëse dhe kishte me bollëk, por ato nuk krahasohen me ‘gjërat’ e krijuara, konceptuara dhe prodhuara nga amerikanët. Askush nuk e bën më mirë se ShBA-ja”, tha Trump.

Presidenti amerikan kishte dalë me shpejtësi nga takimi i G7, ku ishte nisur për në Uashington, teksa dje i ka bërë thirrje qytetarëve të Iranit që të evakuohen pas luftimeve me Izraelin.

Related Posts