Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se një marrëveshje për pronësinë amerikane të TikTok-ut me Kinën “mund” të finalizohet gjatë takimit të tij me Presidentin kinez Xi Jinping më vonë këtë javë.

“Është e mundur. Do të jetë një nga gjërat për të cilat do të diskutojmë”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One, ndërsa udhëtonte nga Malajzia në Japoni si pjesë e turneut të tij aziatik. Sipas Anadolu, ai u pyet nëse planifikon të nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare.

Trump tha se kishte marrë “një miratim fillestar nga Presidenti Xi” dhe pret miratim të mëtejshëm, por preferon të “presë edhe disa ditë”.

“Do të kemi një bisedë të shkëlqyer… dhe do të kemi… një transaksion të suksesshëm për të dy vendet”, tha Trump.

Australi – Shkuan të ekzekutonin urdhërarrestin, vriten 2 policë, plagoset një tjetër

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se marrëveshja për TikTok-un ishte arritur gjatë bisedimeve me Kinën dhe se “dy liderët do ta finalizojnë këtë transaksion të enjten në (Kore) të Jugut”.

Trump do të takohet me Xi-në të enjten, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Aziatiko-Paqësor (APEC) në Korenë e Jugut. Dy liderët pritet të diskutojnë për tarifat, tregtinë, fentanilin, produktet bujqësore amerikane dhe mineralet e rralla.

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në shtator, duke lejuar që TikTok-u të operojë në SHBA nën një strukturë të re korporative me investitorë amerikanë, megjithëse detajet specifike mbeten të pa zbuluara.

Një ndalim i aplikacionit në SHBA ishte parashikuar të hynte në fuqi më 20 janar, por u shty katër herë nga Trump ndërsa administrata e tij punonte për një marrëveshje për transferimin e pronësisë.

Related Posts