Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shënuar 100-ditorin e mandatit të tij të dytë në detyrë me një fjalim në stilin e fushatës, duke mbrojtur arritjet e tij dhe duke hedhur akuza ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Në një tubim të mbajtur përpara një turme të madhe mbështetësish në Michigan, Trump ka lavdëruar atë që ai e ka quajtur një “revolucion të sentit të përbashkët” dhe ka nënvizuar se po përdor presidencën e tij për të sjellë “ndryshim të thellë” në SHBA.

Ai ka kritikuar ashpër paraardhësin e tij, presidentin demokrat Joe Biden, ndërsa ka hedhur poshtë sondazhet që tregojnë rënien e popullaritetit të tij.

“Ne sapo kemi filluar, ju nuk keni parë asgjë akoma”, ka thënë Trump para turmës së entuziastëv.

Trump përmendi rënien dramatike të numrit të emigrantëve që kalojnë ilegalisht në SHBA, një arritje që ai e ka konsideruar një sukses të rëndësishëm gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së tij.

Në fjalimin e tij, Trump ka hedhur poshtë sondazhet e opinionit që sugjerojnë se popullariteti i tij ka rënë, duke i cilësuar ato si “të rreme”.

Sipas të dhënave nga Gallup, Trumpi është i vetmi president i pas Luftës së Dytë Botërore që ka më pak se gjysmën e mbështetjes së publikut pas 100 ditëve në detyrë, me një vlerësim prej 44%.

Related Posts