Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky kanë thënë se kanë pasur një telefonatë konstruktive të mërkurën për lëvizjen drejt një armëpushimi midis Kievit dhe Moskës, me Shtëpinë e Bardhë që thotë se që SHBA mund të marrë kontrollin e centraleve energjetike ukrainas për të garantuar sigurinë e tyre.

Trump i tha Zelensky-t se SHBA-ja mund të jetë “shumë e dobishme në drejtimin e këtyre centraleve me ekspertizën e saj të energjisë elektrike dhe shërbimeve”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Mike Waltz që e përshkroi telefonatën si “fantastike”.

Trump shtoi se “pronësia amerikane e këtyre impianteve mund të jetë mbrojtja më e mirë për atë infrastrukturë”.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se telefonata e tij me Zelenskyn ishte që të “dëgjoë Rusinë dhe Ukrainën për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre”, ndërsa ai kërkon të ndalojë luftimet.

“Ne jemi në rrugën e duhur”, shtoi Trump, duke thënë se Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Waltz do të japin detaje të mëtejshme të bisedës.

Telefonata është hera e parë që liderët kanë folur që nga një përplasje në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, në të cilën Trump dhe zëvendëspresidenti i tij, JD Vance, qortuan Zelenskyn se nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen ushtarake të SHBA-së.

Related Posts