“Kjo është arsyeja pse, sot, po drejtoj Byronë e Burgjeve, së bashku me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Sigurinë Kombëtare, për të rihapur një Alkatraz më të madh, për të strehuar shkelësit më të pamëshirshëm dhe më të dhunshëm të Amerikës”, shtoi ai.
“Ne nuk do të mbahemi më peng të kriminelëve, banditë dhe gjykatësve që kanë frikë të bëjnë punën e tyre dhe të na lejojnë të largojmë kriminelët që kanë ardhur në vendin tonë ilegalisht.”
Sipas Trumpit, rihapja e Alkatrazit do të shërbejë si simbol i ligjit, rendit dhe drejtësisë.
“Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, përfundoi ai.
https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/posts/114452025916969327
Ndryshe, fillimisht një fortesë e mbrojtjes detare, Alkatraz u rindërtua si një burg ushtarak në fillim të shekullit të 20-të, shkruan BBC.
Departamenti i Drejtësisë mori përsipër burgun në vitet 1930, pas së cilës filloi të pranonte të dënuar nga sistemi federal i burgjeve.
Bëhet e ditur se të burgosur të shquar përfshinin Al Capone, Mickey Cohen dhe George “Machine Gun” Kelly.
Sipas FBI-së, 36 të burgosur tentuan të arratiseshin nga Alkatraz, por pothuajse të gjithë u kapën ose nuk i mbijetuan përpjekjes për arratisje.
Raportohet se ishulli Alkatraz, i rrethuar nga rryma të forta oqeanike dhe ujëra të ftohta të Paqësorit, tani është një destinacion turistik i menaxhuar nga Shërbimi i Parkut Kombëtar.
Mbyllja e burgut në vitin 1963 iu atribuua përkeqësimit të infrastrukturës dhe kostove të larta të riparimit.
Një zëdhënës i Byrosë së Burgjeve tha se do të “përputhet me të gjitha urdhrat e presidentit”.
Byroja e Burgjeve aktualisht operon 16 burgje të sigurisë së lartë, duke përfshirë një strukturë të sigurisë maksimale në Kolorado dhe një strukturë në Indiana që strehon një dhomë të vdekjes.