Leavitt tha se Trumpi e Putini folën në telefon për nevojën për paqe, teksa të dy theksuan nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Ky konflikt nuk duhet të kishte filluar kurrë dhe duhej të kishte përfunduar shumë kohë më parë me përpjekje të sinqerta dhe të mirëbesimit për paqen. Udhëheqësit ranë dakord se lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim energjetik dhe infrastrukturor”, shkroi Leavitt, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, Leavitt bëri të ditur se Trumpi e Putini ranë dakord për negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi dhe se negociatat tha se “do të fillojnë menjëherë”.