Harrojini ato më të dukshmet dhe provoni disa kënaqësi të reja…
Kur ai zbulon vendin që ju dëshironi, sigurohuni që ai e di se sa ju ndez me psherëtima të forta.
Ai dëshiron që ju të kënaqeni, prandaj tregojini atij se po bën gjithçka siç duhet në mënyrë që të mësojë për të ardhmen.
Nëse mesazhi nuk i është i qartë, ju mund ta vendosni dorën e tij ku ju pëlqen juve ose t’i tregoni me gishta – ndoshta ai madje e pëlqen më shumë atë metodë! – shkruan Cosmopolitan.
Qafa
Kjo zonë është shumë e ndjeshme, kështu që një puthje në qafë shkakton një ndjenjë të mahnitshme. Puthjet e lehta, kafshime të buta – kini kujdes të mos të mbeteni me kafshime dashurie – do t’ju ndezin në një sekondë.
Pjesa e poshtme e shpinës
Prekja, gudulisja ose përkëdhelja e shpinës ju ndihmon të ndiheni e sigurt dhe e mbrojtur sepse ka efekt posesiv. Ju nuk duhet të prisni të jeni lakuriq në dhomën e gjumit për t’ju prekur aty ku doni.
Laku i bërrylit
Kjo zonë është shumë e ndjeshme ashtu si qafa. Një lakim i vogël i bërrylit kurrë nuk merr mjaftueshëm dashuri, por një kafshim i vockël në atë zonë mund të jetë një ndjenjë e mahnitshme. Lëpirje, kafshim i butë… gjithçka është kaq e mirë!
Duart
Në tantra thuhet se shumë energji transmetohet përmes duarve, sepse kështu ndihet ngrohtësia e trupit. Nëse ndiheni pak të lëndueshme duke qëndruar e shtrirë lakuriq në një shtrat ose divan, mbajtja e duarve mund t’ju ndihmojë të ndiheni të sigurt dhe me vetëbesim. Ky është një veprim mjaft intim, por mund të jetë edhe i çuditshëm, nëse partneri juaj ju frenon duke i mbajtur duart mbi kokë.
Truri
Kur bëhet fjalë për seksin, rregulli i përgjithshëm është që djemtë janë tipa vizualë, ndërsa vajzat janë me mendje. Lëreni të përdorë disa fjalë “të këqija” gjatë aktit.