Turqia ka shkruar histori në EuroBasket 2025, duke siguruar një vend në gjysmëfinale pas plot 24 vitesh pritje. Kombëtarja turke mposhti bindshëm Poloninë e trajnerit Igor Miliçiq me rezultat 91-77, në një ndeshje ku dominoi nga fillimi deri në fund.

Ylli i Houston Rockets, Alperen Şengün, ishte figura kryesore e përballjes, duke regjistruar një triple-double mbresëlënës me 19 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime. Përkrah tij, Sehmus Hazer dhe Shane Larkin kontribuan me nga 13 pikë, duke siguruar që Turqia të kontrollojë ndeshjen në çdo aspekt.

Në anën tjetër, për Poloninë u dalluan Jordan Loyd dhe Mateusz Ponitka me nga 19 pikë secili, por kjo nuk mjaftoi për të rivalizuar fuqinë e turqve.

Me këtë fitore, Turqia arrin në gjysmëfinale për herë të parë që prej EuroBasket 2001, kur si nikoqire u ndal vetëm në finale nga Jugosllavia.

Në këtë edicion, skuadra e drejtuar nga Ergin Ataman do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit mes Lituanisë dhe Finlandës.

Related Posts