Tyson Fury ka pranuar se nuk e mbështet më Manchester United, duke e përshkruar periudhën e fundit të klubit si “të mjerueshme”.

Ish-kampioni i dyfishtë i botës në peshat e rënda dikur ishte një tifoz i flaktë i “Djajve të Kuq”, por tashmë thotë se preferon të kalojë kohën në hipodrom sesa të shohë vështirësitë e United.

Fury është parë disa herë në Old Trafford dhe gjithashtu bëri tifo për Anglinë në Euro 2016, ku ishte mes turmës së tifozëve në Francë.

Por, humbja e Anglisë ndaj Islandës në atë turne duket se e zbehu pasionin e tij për futbollin.

Megjithëse United fitoi Kupën FA atë sezon, momenti i lavdisë zgjati pak. Shkarkimi i Erik ten Hag dhe ardhja e Ruben Amorim u panë si një fillim i ri, por trajneri portugez hasi menjëherë në vështirësi.

Duke folur për Racing TV gjatë një dite në gara me kuaj, “Gypsy King” u shpreh hapur: “Unë nuk jam tifoz i madh i futbollit. Më parë mbështesja Unitedin, por tani që janë shumë të dobët, nuk mbështes më asnjë ekip”.

“Dikur mbështesja edhe Anglinë, por pas humbjes ndaj Islandës në Euro 2016 e lashë fare futbollin. Tani jam i përqendruar tek garat me kuaj”. shtoi ai.

Related Posts