jë person në Mitrovicë ka rënë në prangat e policisë pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në trup janë gjetur 15 qese marihuanë.
Sipas raportit policor, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar 15 qese me substancë të dyshuara të llojit marihuanë në peshë prej 15.31 gram. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.






















