Nga katër, mbetën veç tre (kryeministra shqiptarë)” – është një prej talljeve të shumta që kanë shpërthyer në rrjetet sociale të Internetit pas rrëzimit nga pushteti që sapo e pësoi Dritan Abazoviqi në Mal të Zi.
Me 50 vota pro, Abazoviq humbi mocionin e mosbesimit pas traktatit që kishte lidhur me Kishën Ortodokse Serbe, dhe i cili u vlerësua nga presidenti i vendit Milo Gjukanoviq dhe partia e tij si e dëmshme për interesat e vendit.
Kryeministri tashmë në detyrë i Malit të Zi pati fjalë të forta pas rrëzimit, duke u zotuar të vazhdonte luftën për një Malit të Zi “ekologjik, qytetar dhe demokratik”.
“Prej sot, situata është më e lehtë për ne – ky vend ose do të udhëhiqet nga kriminelët ose nga qytetarët. Ne jemi në anën e qytetarëve,” – u shpreh Abazoviq para gazetarëve.
Por, në Kosovë situata është shumë më pak e hidhët se sa në Mal të Zi.
Ilir Mirena, opinionist dhe gazetar, ironizoi me një fjali që e kishte thënë ish kryeministri Albin Kurti pas rrëzimit nga pushteti gjatë kohës sa ishte kryeministër në mandatin e parë (Qeveria Kurti I).
Nuk besohet që z. Abazoviq do të ketë mjaftueshëm fuqi politike për të arritur që në zgjedhjet e ardhshme të fitojë 50 për qind të votave, megjithatë, për ta plotësuar ironizimin ‘profetik’ të z. Mirena.
Abazoviq sot gjatë ditës u shpreh se po “urrehej veç pse ishte shqiptar”, çka çoi shumë shqiptarë të Kosovës të talleshin me të pas rrëzimit se ishte rrëzuar pikërisht kur ishte kujtuar se ishte shqiptar.
“Që nga dita e parë iu pengon që jam pjesëtar i një kombi pakicë… (shqiptar).” – kishte thënë z. Abazoviq gjatë debatit të sotëm parlamentar.
“Eci me bisht ndër shalë!” – ka shkruar ndërkohë, analisti Xhevdet Pozhari, duke ndarë edhe një fotografi të Abazoviqit me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.
I ashpër në gjuhë ishte edhe Halil Matoshi, që e quajti “prevarant” kryeministrin në detyrë të Malit të Zi duke i përmendur edhe lidhjen e biznesit të vëllait të tij me kryeministren serbe Ana Bërnabiq.
Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme pritet të ketë edhe më shumë reagime në Kosovë në lidhje me rrëzimin e Dritan Abazoviqit, qeveria e të cilit zgjati më pak se katër muaj.
Po ashtu, nesër do të keni edhe artikuj të tjerë nga Nacionale në lidhje me këtë zhvillim të ri, që pa dyshim prek edhe rrethanat politike në Kosovë dhe mbarë rajonin tonë.