Beatrix Ramosaj disa orë para finales së madhe ka shprehur mbështetjen e saj për Donald Veshaj.


Kjo pasi ajo tashmë është rikthyer nga Dubai.

Lajmi që është kthyer është bërë i ditur nga Alban Ramosaj, i cili ka postuar një fotografi me këngëtaren nga aterimi.

Ajo sonte pritet të jetë pjesë e finales për të mbështetur partnerin e saj.

Së fundmi, ajo ka shkruar në Instagram një mesazh mbështetës për të dashurin e saj.

“Duke të dërguar pak fat dhe urime të mira sot. Kam kryqëzuar gishtat për ty”. Këto fjalë i ka shoqëruar me një fotografi kur ishte brenda shtëpisë dhe Donaldi ndodhej brenda kutisë për një lojë.

Kujtojmë që Beatrix pati një përplasje dhe me Balina Bodinakun pasi kjo e fundit spekuloi se kishte shkuar me pushime me të dashurin në Dubai./SHQIP.com

Related Posts