Një i moshuar ka pretenduar se është një nga udhëtarët e parë në botë dhe se ka vizituar Tokën e vitit 2118 – dhe si dëshmi e ka edhe një foto.
Alexander Smith thotë se ai ishte i përfshirë në një eksperiment sekret të CIA-s, dhe se po e rrezikon jetën e tij duke folur për të ardhmen. Në një video në YouTube, ai pretendon se CIA është duke e kërkuar atë dhe se ai është duke jetuar i fshehur. Tutje ai shton se ka udhëtuar nga viti 1981 në vitin 2118 dhe pastaj është kthyer përsëri.
Ai tha: “E kam vizituar vitin 2118 si pjesë e një misioni top sekret të CIA. Sa i përket dijenisë time, ishte hera e parë që një udhëtim në kohë ka qenë udhëtimi i parë në kohë i cili ka përfunduar me sukses. Kam udhëtuar në të ardhmen dhe pastaj jam kthyer në të kaluarën. E gjitha kjo ndodhi në vitin 1981”, raporton Mirror.
Gjatë videos ai ofron prova për udhëtimin e tij në kohë, dhe pastaj nxjerr një fotografi për të cilën ai pretendon se e konfirmon historinë e tij. Smith shton: “Kam diçka për t’iu treguar sot. Kjo fotografi është bërë në vitin 2118, dhe brenda saj është qyteti në të cilin kam shkuar. Nuk do ta harroj kurrë momentin kur e bëra atë fotografi”.
Fotografia e mjegullt duket se shfaq një numër të ndërtesave të gjata me ngjyrë të gjelbër dhe me forma të çuditshme. Nuk përngjan me asnjë qytet të sotëm në botë.
Duke detajuar se si do të duket bota në shekullin e ardhshëm, Alexander shpjegoi gjithashtu se si njerëzit do të jenë vizituar nga alienët, do të flasin një gjuhë të re dhe ndryshimet klimatike do të përkeqësohen edhe më tepër.
Udhëtari në kohë tha: “Alienët na vizitojnë, ka jashtëtokësorë inteligjentë që vijnë në tokë. Vizita e tyre e parë do bëhet në mesin e shekullit të 21-të”.