Ka përfunduar sipas planit devijimi i kanalit të Ibër-Lepencit në vendin ku u dëmtua nga sulmi terrorist.
Furnizimi me ujë është stabilizuar, megjithatë ai ende nuk është i pijshëm.
Uji po u shpërndahet qytetarëve me cisterna.
Ndryshe, më 29 nëntor është sulmuar me eksploziv kanali i Ibër-Lepencit, i cili furnizon me ujë disa qytet dhe ndihmon në ftohjen e termoelektranave të KEK.