75 për qind e trurit tonë është ujë. Kur dehidratohemi, truri tkurret, por si ndikon kjo në funksionin e tij?
Bazuar në disa mostra urine të marra nga fëmijët e moshës 9 deri në 11 vjeç në Los Angeles dhe Manhattan, pothuajse dy e treta e tyre shkonin në shkollë gati të dehidratuar, çka mund të ndikonte negativisht në performancën e tyre mësimore.
Nëse merrni dy grupe fëmijësh dhe përpara një testimi u thoni që njëri të pijë një gotë ujë e tjetri asnjë, e gjeni dot se cili grup del më mirë?
Studiuesit dolën në përfundimin se këto rezultate tregojnë që edhe fëmijët në një gjendje dehidratimi të lehtë, mund të përfitojnë nga pirja më e madhe e ujit dhe të përmirësojnë performancën e tyre konjitive.
Hidratimi mund të ndikojë gjithashtu në gjendjen tuaj shpirtërore. Kufizimi i konsumimit të lëngjeve shton përgjumjen dhe lodhjen, ul nivelin e energjisë dhe vigjilencës, dhe rrit ndjesinë e konfuzionit.
Por sapo këta pjesëmarrës në studim lejohen që të pinë ujë, vigjilenca, lumturia dhe qartësia rikthehen pothuajse menjëherë.