Ukraina po fiton”, ushtria ruse ka ngecur në 24 orët e fundit.
Mykhailo Podoliak nga zyra e presidentit të Ukrainës ka thënë se ushtria e Rusisë s’ka bërë kurrfarë përparimi operacional apo taktik në 24 orët e fundit, gjë që sipas tij tregon se Ukraina po e fiton Luften.
Një deklaratë e tillë është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës së Ukrainës.
Forcat e Armatosura të Federatës Kriminale Ruse nuk kanë fituar asnjë avantazh operacional dhe taktik gjatë 24 orëve të fundit, gjë që tregon se Ukraina po fiton. Kështu deklaroi këshilltari i kreut të Zyrës së Presidentit Mykhailo Podoliak”, thuhet në njoftim.