Finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka ngritur dyshime të mëdha se mund të jetë fejuar në fshehtësi.

Në një video të publikuar në Snapchat, ajo shfaq një unazë të dukshme në dorë, e cila i ngjan atyre të fejesës. Por jo vetëm kaq – videos i ka bashkëngjitur këngën e njohur romantike “All of me” të John Legend, një zgjedhje tipike për çiftet e dashuruara.

Ky kombinim ka bërë që rrjetet sociale të “shpërthejnë” me komente, ku fansat e saj kanë nisur të aludojnë për një zhvillim të madh në jetën e saj private.

Deri tani, Xheneta nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje, por shumë nga ndjekësit janë të bindur se bëhet fjalë për fejesë, e ndoshta edhe për një dashuri që ka lulëzuar larg syve të publikut.

Related Posts