“Unë jam UÇK”, shoqata “Tirana” thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 tetorit
Shoqata “Tirana”, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bashkësi shoqatash jopolitike, si dhe drejtues të universiteteve publike e private të vendit, ka bërë sërish thirrje për pjesëmarrje në Protestën e 17 tetorit, në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK.
DEKLARATA E PLOTË
Shoqata “Tirana”, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shoqata të tjera jopolitike të Shqipërisë dhe drejtues të universiteteve publike e private të vendit,unioni artistik i kombit Shqiptar në mbështetje të së vërtetës historike dhe të së drejtës së patjetërsueshme të popullit shqiptar të Kosovës për liri, njofton se më 17 tetor, në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, do të zhvillohet Protesta Kombëtare me moton:
“Unë jam UÇK!”
Kjo protestë mbarëkombëtare vjen si thirrje për unitet kombëtar dhe drejtësi ndërkombëtare, në mbrojtje të Luftës së Drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i dha fund një regjimi gjenocidal dhe solli çlirimin dhe lirinë që gëzojmë sot.
Ne protestojmë për:
• Kundër padrejtësive që po u bëhen udhëheqësve të luftës çlirimtare – ish-Presidentit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit etj., nga Tribunali i Hagës, të cilët po mbahen padrejtësisht në burg.
• Nderimin e dëshmorëve dhe heronjve të UÇK-së, që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe dinjitetin e kombit.
• Mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës sonë çlirimtare, përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar dhe kriminalizuar atë.
Sot, më shumë se kurrë, është koha të tregojmë se jemi bashkë, se nuk harrojmë, dhe se nuk lejojmë që të nëpërkëmbet historia jonë kombëtare.
Është detyrim i çdo shqiptari të marrë pjesë jo vetëm shpirtërisht, por edhe fizikisht në protestën e datës 17 tetor, në orën 17:00, në Sheshin “Skënderbej”, sheshin e zemrës së shqiptarësisë.
Ndaj i bëjmë thirrje të gjithë studentëve, pedagogëve dhe intelektualëve, si dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Diasporë, që të bashkohen në këtë protestë madhështore për të ngritur zërin e ndërgjegjes kombëtare, për të mbrojtur luftën dhe kauzën e drejtë të UÇK-së për liri dhe pafajësinë e udhëheqësve të saj.
E vërteta është në anën tonë!
Liria nuk gjykohet!
Unë jam UÇK!
Pjesëmarrësit: