Po, se i imi asht.
E vras, vetëm që ju t’mos shqetësohi për veriun, për shqiptarët që s’guxojnë m’u kthye n’shtëpiat e veta n’Mitrovicën e tej Ibrit, Ujmanin e përgjysmuem, e Çakorrin me Kullë, qyshë po shqetësohi për palestinezët që Hamasi po gjuen me raketa!
Mbiemni s’iu bani përshtypje, se nuk tingëlloi siç patet ju dëshirë, (s’ishte arab) e s’iu shkoi për shtatit mbiemni i kulluem shqiptar, juve që plisat e leshit i hodhet, për tërleme arabie!
Hej! Qirak Zoti i bani kur i vunë n’krye e hallin e thundrës maqedonase e harruen (edhe djemtë e Kumanovës) e sot heret n’mëngjes filluen si korbat nga Tetova e Shkupi me m’çue fjalë:
Kthehu kah kibla, kah Palestina kthehu o i pa fe, se njenën kambë e paske n’varr, po ne edhe ket tjetrën ta thejmë!
Thashë, more Zot për kend paska luftua Xhemë Gostivari e Beg Riza me Mirsadin?
Unë s’jam i Çunit, por as i jueji me mi dredhua rrugët! Nji Zot edhe unë e kam, por ai i imi asht shqiptar pa tërleme, pa pantallona t’shkurta dhe vetëm me nji kibël:
- Andej kah përendon dielli!
S’jam musliman as katolik por jam Çuni i Drelit t’Nikut, shqiptar që e dua atdheun tim, e dashninë e teprueme ua fali fëmijve t’botës, jo juve që e mohoni lirinë tuej, (kinse për lirinë e tjetrit), edhe Zotin tue rrejtë!
U shkrova, por mbasi e lexuen ma shanë nanën e mua s’me mbeti t’jetër pos t’i izoloj si kafshet e tërbueme n’atë birucin Blok të fb-kut!
Po shkruhesha, e hiç pa s’e kisha motrën Agnesë, që po priste t’me thoshte diçka!
M’fal motër, se isha i nxanë me do që s’e duen lirinë e vet pa lirinë e tjetrit, thua se u ka pikë nga qielli dhuratë, e jo nga gjaku i do Ademave, Luanave e Agimave! Do, që fenë e venë mbi flamurin, mbi plisin e atdheun, e flakë t’kallin për tjetrin!
Dhe foli motra Agnesë.
Arta Sejdiu, (krye infermierja e këtij reparti dikur), m’porositi me t’thanë: Dr.Sali Berisha thirri nga Tirana. Shko të Çuni i Rugovës, e mi thuej: Kallxom si po të trajtojnë? Si e ke gjendjen dhe a ke nevojë për ndihmën time, se gjithçka baj për ty. Je artisti i kombit, që me dekret t’kam ba shtetas shqiptar, që kur isha president! Je vlerë e kombit, dhe s’guxon t’jeshë i harruem!
M’erdhi e m’iku gjaku! Oksigjeni m’u shtua n’mushkni e pulsi i zemrës mu shpejtua!
U mbështeta n’rrethin e krevatit, e kqyra mirë e mirë Agnesën e Dacajve, e i thashë: Me lidh me motrën Artë!
Mi thuej dr. Sali Berishës, je e ke me kjenë për jetë e mot i vendit e i kuvendit, i Tropojës e gjithë shqiptarisë, e Çun artistit bash kurgja s’i duhet, se jam i barabart me katër pleq, që sherohemi tue ble ilaçe me ndihmen e mërgimtarve.
Veç mos harro me m’i thanë, se sot ma ngjalle edhe Osman Rrustemin, mixhën tim, emigrantin, që banonte n’pallatin tand, e qe aq shumë e deshte e aq shumë plisin ia rrespektove!
Mjafton thirrja e mos harresa o doktor, se Çuni prap çohet n’kambë!
Por, rendi e don me i pritë këta krentë e fisit tim, këta që i votova, që t’mos thonë: Paj edhe na deshtëm me ba diçka për ty!
S’iu rrejë. U gëzova shumë, sepse kurrë nji fjalë për te s’e shkrova, e atyne që u thura lavde, nji fjalë shërimi s’ma çuen!
Por, ah e di.
U zhgënjyen që s’ma panë foton me shiritin e zi të Teatri, sepse aty prisnin me do lule plastike mu nënshkrua n’librin e marrinave për artistin Çun, findak t’ri me mbiemnin e ndrruem!
Pulmologji, 16.05.2021