Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë sot me ndjekësit një urim të ndjerë për ditëlindjen e gjyshes së saj, Besës.

Artistja publikoi në InstaStory një fotografi të gjyshes, duke i shoqëruar imazhin me një mbishkrim të shkurtër, por me shumë emocion: “Urime ditëlindjen nanë”, shkruar në shqip.

Besa, gjyshja e Ritës nga ana e babait, është bashkëshortja e regjisor it të ndjerë shqiptar Besim Sahatçiu, një ndër emrat më të njohur të skenës teatrore dhe kinematografike në të gjithë Ballkanin.

 Foto: Rita Ora/InstaStory

Përveç urimit për gjyshen, Rita ka ndarë edhe një fotografi të babait të saj, Besnikut, duke e shoqëruar me një urim të përzemërt për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Me këtë gjest, ajo ka treguar sërish lidhjen e fortë me rrënjët e saj dhe krenarinë për trashëgiminë shqiptare.

 Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita Ora vijon të mbetet një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar, jo vetëm për suksesin e saj global, por edhe për mënyrën se si mban gjallë traditat dhe familjen në çdo hap të rrugëtimit të saj artistik. /Telegrafi/

Related Posts