Në njoftimin e misionit paqeruajtës u tha se kjo stërvitje kontribuon në mënyrë thelbësore në suksesin e përgjithshëm të KFOR-it.
“Partneritetet me elementët e reagimit ndaj emergjencave në Kosovë kontribuojnë në mënyrë thelbësore në suksesin e përgjithshëm të misionit të KFOR-it. Këto përpjekje kanë efekte afatgjata në mbështetjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, u tha në postimin e KFOR-it.