Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të liroi nga pagesa e transportit publik të gjithë ushtarët e FSK-së.
Kjo është bërë e ditur sot gjatë një takimi që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pasur me ministrin e Mbrojtjes, Armen Mehaj.
“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Mehaj,.
Mehaj tha se me Kryetarin Rama, gjithashtu u dakorduam që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrijmë edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët.
 
                                 
                            











 
																											









 
												 
												 
												 
					 
					 
					 
					


