Pamjet janë publikuar në rrjetin social Facebook, me mbishkrimin: Çfarë bën Bayraktar në rajonin Kherson. Mirësevini në Ferr!
Autoritet ruse pretendojnë se në Bjellorusi ka arritur një delegacion, që sipas tyre është i hapur për bisedime me Ukrainës.
Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Megjithatë, presidenti ukrainas lë të hapur mundësinë për të kryer negociata me Rusinë në vende të tjera, shkruan BBC.
Ai tha: “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga Bjellorusia, ne mund të bisedonim në Minsk. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – ua kemi ofruar rusëve. Jemi të hapur për bisedime nga çdo qytet tjetër, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës”, tha presidenti ukraians.
Në këtë situatë, autoritet zyrtare të Kievit kanë deklaruar se po krijojnë një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka ftuar qytetarët e botës që ta mposhtin Putinin, si dikur Hitlerin.
https://fb.watch/br142T_SG1/