Vajza e adoptuar e Eminem, Alaina Marie Scott, ka ndarë lajmin e lumtur për shtatzëninë e saj.
Kjo ndodhi vetëm disa muaj pasi vajza e tij Haillie Jade lindi nipin e parë të Eminem në mars.
Në një postim në profilin e saj në Instagram, Alaina shkroi: “Kjo është më e mira që kam bërë me ty dhe me mua. Kam mbajtur një rrahje të vogël zemre brenda meje për muaj të tërë. Tashmë më ka ndryshuar jetën në çdo mënyrë të mundshme. Ka diçka të papërshkrueshme në të diturit se jeta e vogël po rritet, po ëndërron dhe po bëhet, ndërsa ti kalon ditën duke pëshpëritur lutje dhe shpresa që vetëm ajo mund t’i dëgjojë”, tha ajo.
Ajo thekson më tej se nuk është ndjerë kurrë më mirënjohëse për zgjerimin e familjes së saj, sepse siç pohon ajo, është ajo që ka dëshiruar prej kohësh.
Komentet në postim ishin plot me urime, përfshirë ato nga motra e saj Hailie dhe vëllai i Eminem, Nathan.
“Jam shumë e lumtur për ty, mezi pres të jem teze për këtë të vogëlushe”, “Jam shumë e emocionuar për ty. Do të jesh prindër të shkëlqyer. Mos më bëj të dukem më e vjetër”, shkruan Haillie dhe Nathan.