Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike.
KQZ nuk ka certifikuar listat e Nismës dhe LVV-së për shkak se kanë pasur kandidatë që Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka konstatuar se kanë dënime në tri vitet e fundit.
Daka ka thënë se LVV ka pesë kandidatë që nuk i ka zëvendësua në listë.
Vetëm pesë anëtarë të KQZ-së kanë votuar pro për të certifikuar listën e LVV-së.
“Pesë vota për, nuk cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka.
Ndërkohë janë certifikuar listat e subjekteve politike LDK, PDK, Lista serbe, Lista “Romani Iniciativa”, JGP, PREBK, SDU, Partia Balliste, IRDK, KDTP, PAI, NDS, VAKAT, FJALA e disa parti dhe lista tjera.
Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota për. daka ka njoftuar se kjo parti ka zavendësuar një kandidat që ishte i dënuar.
Edhe lista e PDK-së është certifikuar me 10 vota për. PDK kishte zëvendësuar një kandidat që kishte qenë i dënuar.null
KQZ-ja ka certifikuar edhe Listën Serbeme 10 vota pro.
Daka ka njoftuar se partive që nuk iu kanë certifikuar listat kanë të drejtë ankese në PZAP brenda 24 orëve.
Anëtari i LVV-së në KQZ ka thënë se edhe listat e partive tjera janë paralizuar por sipas tij qëllimi ka qenë që të mos certifikohet lista e LVV-së.