Prishtina ka vazhduar me përforcime, kësaj radhe duke e transferuar sulmuesin Valmir Veliu.

“Sulmuesi anësor i bashkohet FC Prishtinës për edicionin e ri, duke sjellë shpejtësi, kreativitet dhe cilësi në fazën ofensive të skuadrës”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

“Veliu perveç Llapit ka luajtur edhe te skuadrat turke Gazientep dhe Istanbulspor, kurse ka qenë pjesë edhe e përfaqësues së Kosovës”.

Valmiri vjen i motivuar për të dhënë maksimumin në fanellën bardhekaltër.

Related Posts