Në një nga mjediset e Kompleksit turistik Grand Blue FAFA, nën drejtimin e administratorit të këtij kompleksi, Fatos Çerenishti, dhe me ndihmën e dy artistëve të njohur, regjisorit Leka Bunga dhe aktorit Bujar Kapexhiu, është themeluar shoqata “Vatra e Artistëve”.
Ky organizëm i ri jofitimprurës do të funksionojë me një program të posaçëm, duke ofruar një gamë të gjerë veprimtarish. Gjithashtu, do të shërbejë si një vend krijimtarie, festiv dhe relaksi për artistët, nga muaji shtator deri më 1 qershor të çdo viti, duke i dhënë mundësi atyre të zhvillojnë projektet dhe ide të reja.
“Jam shumë i gëzuar që sot arritëm atë që kishim nisur që para një viti me miqtë e mi artistë, krijimin e këtij organizmi të ri, që do të ketë si rezidencë dhe qendër të veprimtarisë së saj mjediset e FAFA –s. Personalisht ndihem mirë që po vë një tullë në respekt të vepres së artistëve dhe të kulturës shqiptare” – shtoi ndër të tjera Fatos Çerenishti.
FAFA është pa dyshim një brand i vërtetë dhe i njohur në industrinë e shërbimit turistik në Shqipëri.
Ajo nuk është vetëm një vend ku mund të gjesh çdo gjë bashkëkohore, klas, luks, art dhe përsosmëri, por gjithashtu ofron diçka që është e vështirë të gjesh diku tjetër – dimensionin human, ngrohtësinë, dashamirësinë dhe një mikpritje të vërtetë, ku dera dhe zemra janë gjithmonë të hapura për të gjithë, duke reflektuar traditat e një shtëpie tipike shqiptare.
Kjo shtëpi është e tillë falë administratës së një njeriu me cilësi të veçanta njerëzore, një kavalier i vërtetë, filantrop, mecenat i artit dhe besimtar i devotshëm – Fatos Çerenishti.
FAFA ka mbajtur gjithmonë derën e hapur, si në ditët e mira, ashtu edhe në ato të vështira.
Ky kompleks ka ofruar strehë për ata që kanë pasur nevojë, duke hapur dyert e tij jo njëherë, por disa herë. Ditët e Tërmetit dhe të pandemisë Covid-19 nuk do të harrohen, kur në këtë kompleks u strehuan për muaj të tërë qindra njerëz, duke ofruar fjetje, ushqim dhe argëtim. Gjithashtu, veprimtaritë bamirëse të shoqatave për njerëzit me aftësi ndryshe janë zhvilluar shpesh në këtë vend, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm për ata që kanë nevojë.
Nuk harrohet ajo që bën Fatos Çerenishti për vëndlindjen e tij, për mësuesit e Skraparit që mblidhen e festojnë çdo 7 Mars këtu, në mjediset e FAFAS, apo shoqata “Tomorri” Durrës, që e ndez dhe e gjallëron FAFA-n herë pas here me veprimtaritë e saj mbresëlënëse./RilindjaShqiptare/
Mirënjohje, Fatos Çerenishti!