Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj SBASHK-ut, pasi këta të fundit pak më parë njoftuan se nuk tërhiqen nga greva, derisa Qeveria të nis dialogun dhe t’i realizojë kërkesat e grevistëve.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se deri tani, Kurti dhe shefi i stafit të kryeministrit janë takuar të paktën 10 herë me kryetarin e BSPK, z. Atdhe Hykolli.
Ai ka përmendur edhe takimet e ministrave të tjerë me sindikatat, derisa ka thënë se deri tash janë zhvilluar mbi 30 takime dhe pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar.“Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Deri tani, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën 10 herë me kryetarin e BSPK, z. Atdhe Hykolli.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK.Ministri i Shëndetësi, Rifat Latifi të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit.Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberi Nagavci tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut.
Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara.