Dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas vdekjes se një punëtori në vendin e punës, ditën e djeshme në Suharekë.
Siç bën të ditur policia e Kosovës, rasti është iniciuar si “asgjësim dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Viktima ka pësuar lëndime që kanë qenë vdekjeprurëse në rrethane ane të paqarta, thotë policia.
“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Suharekë 01.09.2025-14:30. Raportohet se në emergjencën e Suharekës është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima në vendin e punës në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime trupore. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit , dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, siç u raportua ditën e djeshme, 35 vjeçari me inicialet P.O, dyshohet se është goditur nga një vinç në kokë derisa po punonte. /Rilindjashqiptare./