Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.
Mbrëmë rreth orës 22:15, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku kanë vdekur dy persona.
Të ndjerat janë identifikuar si: Herolina Haliti 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin dhe A.V., 17-vjeçare, pasagjere, e mitur.
Për vdekjen e 27 vjeçares, Heroina Haliti, ka njoftuar edhe familja e saj.
“Me zemra të pikëlluara, ju njoftojmë se mbrëmë ka ndërruar jetë vajza jonë, Heroina Haliti.
Për ceremoninë e varrimit ju njoftojmë me kohë“, thuhet në njoftim