Një rast i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Veternik, ku një person është gjetur i vdekur në dalje të autostradës për Fushë Kosovë.
Në pamjet që ka siguruar Klan Kosova, shihet se Policia dhe Autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa lokacioni është rrethuar me shirita.
Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat dhe motivi i ngjarjes tragjike.
























