Robert S. Mueller III, ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimit e njohur si FBI-ja amerikane dhe një nga figurat më të rëndësishme të sigurisë se Shteteve te Bashkuara në dekadat e fundit, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Në një deklaratë të familjes, u bë e ditur se ai u nda nga jeta të premten në mbrëmje, ndërsa kërkohet respektimi i privatësisë në këtë moment të vështirë.

Mueller mori drejtimin e FBI-së në vitin 2001, vetëm një javë përpara sulmeve terroriste të 11 Shtatorit. Pas këtyre ngjarjeve, ai udhëhoqi një transformim të thellë të agjencisë, duke e zhvendosur fokusin kryesor nga lufta kundër krimit të brendshëm drejt parandalimit të terrorizmit. Ai shërbeu për 12 vite në këtë detyrë, i emëruar fillimisht nga presidenti republikan George W. Bush dhe më pas i kërkuar të qëndronte në detyrë edhe nga presidenti demokrat Barack Obama.

Pas largimit nga FBI në vitin 2013, Mueller u rikthye në shërbimin publik si këshilltar special në Departamentin e Drejtësisë, duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe lidhjet e mundshme me fushatën e Donald Trump. Hetimi i tij, që zgjati pothuajse dy vite, çoi në ngritjen e akuzave penale ndaj disa bashkëpunëtorëve të Trump.

Raporti përfundimtar i publikuar në vitin 2019 evidentoi kontakte të shumta mes fushatës së Trump dhe Rusisë, por nuk arriti të provonte një komplot kriminal. Gjithashtu, raporti nuk dha një përfundim të qartë nëse presidenti kishte penguar drejtësinë, duke lënë çështjen të hapur për interpretim.

Pas publikimit te lajmit për ndarjen e tij nga jeta, një reagim i ashpër erdhi ne Truth Social nga Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili shkroi se ishte i lumtur që Mueller vdiq sepse ai nuk do te mund te lëndojë me njerëz te pafajshëm.

Mueller njihej për stilin e tij të rezervuar dhe serioz gjatë gjithë karrierës, duke shmangur daljet publike dhe konferencat për shtyp, edhe gjatë një prej hetimeve më të rëndësishme dhe përçarëse në historinë moderne amerikane.

Me një karrierë dhjetëra vjeçare në shërbimin publik, Robler Mueller është konsideruar një nder figurat kyçe transformuese te FBI-se dhe hetimet që formësua politiken amerikane të viteve të fundit.

Related Posts