Ka vdekur pak minuta më parë në moshën 73-vjeçare, ish-kryeministri dhe ish-kryesocialisti Fatos Nano.
Nano vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm, raporton A2cnn.
Ai nuk ia ka dalë dot t’i mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke u ndarë nga jeta ditën e sotme.
Kujtojmë se Nano u shtrua edhe më herët në spital, për një sëmundje të rëndë të mushkërive dhe zemrës.
Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë për disa vite dhe ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 e deri në vitin 2005.
 
                                 
                            











 
																											










 
												 
												 
												 
					 
					 
					 
					


