Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e tij si Xander Harris në serialin “Buffy the Vampire Slayer”, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se ai ndërroi jetë në gjumë për shkaqe natyrore.
Familjarët e përshkruan aktorin si një person të ndjeshëm dhe të apasionuar, duke theksuar se vitet e fundit ai kishte gjetur një dashuri të veçantë për artin dhe pikturën.
Sipas tyre, kjo ishte një nga mënyrat më të sinqerta për të shprehur personalitetin e tij.
Ata pranuan gjithashtu se Brendon kishte kaluar vështirësi në të kaluarën, por në periudhën e fundit ishte në trajtim dhe shfaqte optimizëm për të ardhmen.






















