Një person i gjinisë femërore ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe banimi në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në Fushë-Kosovë pasditen e së martës, më 06.05.2025.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ajo shtoi se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur hetim mbi vdekjen dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”- ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi ku dyshohet se ka ndodhur rasti.

Related Posts