Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në Maqedoni të Veriut, pas një aksidenti në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë.

“Më 21.01.2026, në orën 04:50, në NJPB Kriva Pallankë është denoncuar se në rrugën magjistrale Vendkalimi Kufitar Deve Bair – Kriva Pallankë, në zonën e f. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues “Skania” me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, doli nga rruga dhe ra në greminë. Nga lëndimet e pësuara në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë shoferi N.H., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi” – ka njoftuar MPB atje.

Lajmi në përditësim….

Related Posts