Një person ka humbur jetën këtë të diel në Klinë.
Rastin për Klankosoven e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se policia është informuar së pari për një zjarr, por që në vendin e ngjarjes kanë parë një person të shtrirë, me lëndime.
“Viktima fillimisht është dërguar në qendrën e mjekësisë familjare, e më pas u transferua në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.
Ai shtoi se njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar rrethanat e plota se si erdhi deri te vdekja e personit.
Ndryshe, Klina.info ka raportuar se personi i vdekur ishte një i moshuar që kishte ndërhyrë për të shuar zjarrin, por për fat të keq nga lëndimet e marra humbi jetën.