Njoftimi i autoriteteve norvegjeze se 33 persona në vend kanë vdekur pasi morën vaksinën Pfizer kundër COVID-19, ka shkaktuar shqetësim në mesin e publikut.
Sipas raportit zyrtar, këta ishin njerëz nga shtëpitë e të moshuarve që ishin më të vjetër se 75 vjeç dhe shëndeti i tyre ishte shumë i dobët. Norvegjia ka vaksinuar rreth 48 mijë njerëz deri më sot.
“Raportet kanë sugjeruar që efektet anësore të zakonshme për vaksinat e ARN-së, të tilla si ethet dhe të përzierat, mund të kishin kontribuar në vdekjen e disa pacientëve të dobët”, tha Sigurd Hortemo, mjeku kryesor i Agjencisë Norvegjeze të Barnave, raporton nydailynews.
Drejtoresha e Agjencisë Norvegjeze të Shëndetit Publik, Camilla Stoltenberg, theksoi se është e rëndësishme të kihet parasysh se mesatarisht 45 njerëz vdesin në shtëpi pleqsh në Norvegji.
“Kështu, nuk është krijuar ndonjë vdekshmëri e shtuar ose lidhje me vaksinën”, vuri në dukje shefi i shëndetësisë.