Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin lidhur me vdekjen e një të riu në Malishevë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për Insajderin se më 7 prill viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ku ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas gjashtë ditësh, Elezaj thotë se stafi mjekësor kanë njoftuar për vdekjen e tij.

Rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Më datë 07.04.2025, në Stacionin Policor në Malishevë është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, pasi që rreth orës 16:40 viktima, mashkull i moshës madhore, ishte dërguar në QKMF në Malishevë me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar në vendin e tij të punës, në fshatin Dragobil. I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Elezaj.

I ndjeri është Isuf Xhyliqi, i cili i takon një moshe të re.

Related Posts