Pas publikimit të lajmit se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Erion Veliajt, duke e lënë në krye të bashkisë së Tiranës, ka reaguar Sali Berisha.

“Në këtë rast u zbatua ligjin, por këtë e komentoj si një dhuratë e që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj dhe moral, i bëri padashje kundërshtarit të tij kryesor brenda partisë, Erion Veliajt, sepse e trajtoi si serial killer në qeli, që detyrohesha unë që një njeriu që s’dua t’i dëgjoj zërin, t’i dilja zot për të drejtat themelore që ka njeriu. E trajtoi në atë mënyrë që shkeli Konventën e të drejtave të njeriut, Kushtetutën, dhe çdo ligji, dhe sot i dha avantazhin defakto. ‘Haram’ Begaj dhe Edi Rama janë të plagosur, janë të rrëzuar që të dy me këtë vendim”, u shpreh Berisha.

Top Channel raportoi se Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Related Posts