Vëllezërit e ish-presidentetit Hashim Thaçit kanë arritur në Gjykatën Speciale.
Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë sot dëshminë e tij para Speciales, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë.
Ai nuk është i vetmi mes emrave të njohur që pritet të dëshmojnë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
Dje mijëra njerëz u mblodhën në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po përballen me një proces të stërzgjatur dhe të shumëkritikuar gjykimi, i cili duket se ka hyrë në fazën përfundimtare.