Paraditen e së premtes disa anëtarë të familjes Zeka nga Peja, ia mësynë këtij objekti afarist, i cili ndodhet jo shumë larg aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Beqir dhe Gani Zeka akuzojnë vëllanë e tyre, Rexhep Zeka, për uzurpim të pronës së përbashkët.

Andaj edhe si shenjë revolte, qëndruan disa orë brenda objektit, nën vëzhgimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Rasti ka qenë në proces gjyqësor që nga viti 2009, duke u trajtuar në gjykata të ndryshme dhe disa herë duke u kthyer në rigjykim.

Sipas palës paditëse, ata ende figurojnë në bashkësi familjare dhe shumë prona nuk janë ndarë midis vëllezërve. Ata pretendojnë se objekti afarist “Galla Center” është ndërtuar në një sipërfaqe prej 5 hektarësh gjatë viteve 2003-2007 me të ardhura të përbashkëta.

Beqir Zeka deklaron se kanë tentuar disa herë të arrijnë një marrëveshje me vëllanë e tyre, por ai ka refuzuar çdo komunikim, duke deklaruar në seancë gjyqësore se “s’i kam vëllezër”.

Nga ana tjetër, Rexhep Zeka ka refuzuar të prononcohej për IndeksOnline-n.

Për më shumë, ndiqni rrëfimin e tyre.

Related Posts