Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se, si pasojë e reshjeve të shtuara atmosferike ditët e fundit, në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, ka intensifikuar monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj periudhe janë marrë mostra për analiza fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga sistemet publike të ujëfurnizimit. Rezultatet tregojnë se disa burime janë jashtë standardeve për shkak të turbullirës së lartë.

Situata me ujin e pijshëm më 9 janar 2026

Rajoni i Prishtinës:

Fabrika për trajtimin e ujit në Shkabaj dhe Bivolak janë jashtë funksionit për shkak të turbullirës së madhe.

Fabrika e ujit në Badoc dhe Batllavë funksionojnë normalisht, cilësia e ujit është brenda standardeve.

Rajoni i Prizrenit:

Burimi i ujit nga “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit është lëshuar vetëm për nevoja teknike. Burimet e tjera, si Cvilen dhe Soz, uji është brenda standardeve.

Në Suharekë dhe Dragash uji është brenda standardeve.

Në Malishevë uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

Rajoni i Gjilanit:

Në qytetin e Gjilanit uji është brenda standardeve.

Në Kamenicë, Viti dhe fshatrat Makresh, Ropotovë, Ranillug dhe Berivojcë vlerat e turbullirës janë të rritura dhe uji nuk rekomandohet për pije.

Rajoni i Pejës:

Në qytetin e Pejës dhe Istogut uji është brenda standardeve.

Ujësjellësi Deçan, Junik, Klinë furnizimi me ujë është vetëm për përdorim teknik.

Mbivada dhe Vrella me turbullirë, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike.

Burimi i Jarines, uji shfrytëzohet vetëm për nevoja teknike

Rajoni i Ferizajt:

Uji është i pijshëm – brenda standardeve.

Rajoni i Gjakovës:

Furnizimi me ujë nga rrjeti KRU Gjakova është i sigurtë për pije.

Hoqa e Madhe, Opterusha, Zaqishta vlera të rritura të turbullirës, uji nuk është i pijshëm.

Rajoni i Mitrovicës:

Uji përdoret vetëm për nevoja teknike.

IKSHPK në koordinim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik dhe Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit vazhdon me monitorim të shtuar të cilësisë së ujit të pijshëm me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës.

Related Posts