Një person ka mbetur pa shenja jete dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore në një vetaksident në Treboviq të Pejës,
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotshëm, 00:02 në Treboviq të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë, Fadil Gashi, tha se deri të vetaksidenti ka ardhë nga humbja e kontrollit të veturës e cila ka goditur një shtyllë betoni.
“Fillimisht tre persona janë lënduar si pasojë e këtij vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 00:02, në fshatin Treboviq, e më pas njëri prej tyre nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve dhe ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, deklaroi Gashi