Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën Mazgit–Bërnic, ku disa fëmijë janë përfshirë në një aksident teksa po lëviznin me biçikleta.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Prishtinës, e cila ka njoftuar se i mituri është gjetur pa shenja jete.
“Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnic të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë”.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.