Albin Kurti mahnit Forumin Strategjik në Bled: Duartrokitje të gjata dhe tension me delegacionin serb

Në një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike të Ballkanit dhe Evropës, Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, arriti të fitojë admirimin e pjesëmarrësve me një fjalim që la gjurmë.

Gazetari shqiptar Nefail Maliqi, i vetmi përfaqësues i mediave shqiptare i pranishëm në këtë forum, rrëfen se gjatë fjalimit të Kurtit, një zë në gjuhën serbe pas tij tha: “Vetëm plumbi mund ta ndalë Albinin!” (“Samo metak će zaustaviti Albina”), një deklaratë alarmuese që tregoi tensionin e madh që fjalimi i Kurtit kishte shkaktuar te delegacioni serb.

Në sallë, me mbi 3000 pjesëmarrës nga vende të ndryshme, Kurti u duartrokit gjatë dhe fuqishëm nga të gjithë, përveç delegacionit serb dhe kryeministres së Serbisë, Ana Brnabić, e cila qëndroi kokëulur. Organizatorët e forumit deklaruan se në historinë 18-vjeçare të eventit, nuk mbahej mend që ndonjë lider të merrte një duartrokitje kaq të gjatë dhe entuziaste.

Pas incidentit me komentin kërcënues, autoritetet sllovene ndërhynë për të rritur masat e sigurisë rreth kryeministrit Kurti.

Fjalimi i tij, i vlerësuar gjerësisht si modern, bashkëkohor, kombëtar dhe njëkohësisht pro-evropian e euroatlantik, bëri jehonë të madhe jo vetëm në mediat sllovene dhe shqiptare, por edhe në ato të Ballkanit dhe më gjerë.

Pjesëmarrësit e cilësuan Albin Kurtin si një lider të kalibrit botëror, një figurë që Ballkani rrallë e ka parë: me vizion të qartë, modest, por tejet të fuqishëm në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe integrimit evropian.

Related Posts