Një burrë është vetëplagosur sot me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit.
Viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.
Detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore janë dhënë nga Qendra Emergjente.
Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi për Klankosova.tv se gjendja e tij për momentin është stabile.
“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, tani është në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit do të transferohët në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.
Ende nuk dihen detaje se si ka ndodhur rasti.
Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
“Sot, rreth orës 12:00, policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
























