Në qytetin siberian të Tomsk (Rusi), një vajzë 6-vjeçare ra nga dritarja e dhomës së saj, nga kati i katërt i shtëpisë.

Vogëlushja mbijetoi pasi ra në një grumbull bore, nga ku pas pak sekondash u ngrit vetë pa ndihmën e askujt.

Vajza u ngrit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe u kthye brenda shtëpisë së saj.https://streamable.com/e/ue1z1k

Prindërit, të merakosur, e dërguan vajzën në spital pas rrëzimit, ku pas kontrollës së mjekëve doli se ajo kishte pësuar një dëmtim të vogël në kokë dhe bark.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts